BRAVO BLOCK

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

Bojë speciale e destinuar për lyerjen sanative dhe mbrojtjen e mureve të brendshme dhe sipërfaqeve të tavaneve të prekura nga njollat e tretshme në ujë. Bllokon dhe mbulon me sukses njollat nga kafeja, vera, nikotina, zjarri, papastërtitë, uji dhe vaji. Sipërfaqet e lyera mund të lahen dhe të pastrohen me fërkim të lehtë me leckë të lagur dhe mjete universale pastrimi për amvisëri.

PËRDORIMI

Boja aplikohet në sipërfaqe të thatë, të pastër dhe të fortë me furçë, rul ose spërkatje në dy deri në tre shtresa, varësisht nga njollat, duke përdorur pajisje personale mbrojtëse. Para lyerjes, sipërfaqja duhet të impregnohet me SIMPRA Universal primer.

MBULUESHMËRIA

6–8 m²/l në dy shtresa, varësisht nga ashpërsia dhe thithshmëria e sipërfaqes.

HOLLUESI

Nuk hollohet, i gatshëm për përdorim.

ASORTIMENTI

Prodhohet në ngjyrë të bardhë.

PAKIMI

2 l

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE